Albspirit

Media/News/Publishing

Burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër përshëndesin goglat e Reformës në Drejtësi

Burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë takuar së bashku në Egjipt për të realizuar një fotografi mbresëlënese dhe për të përshëndetur hedhjen e shortit me gogla në Shqipëri për Reformën në Drejtësi. Sipas Rekordeve Botërore të Guinnesit, Sulltani Kosen, 35 vjeç, nga Turqia është njeriu më i gjatë në botë me një gjatësi prej 2.5 metra. Dhe Jyoti Amge, 24 vjeç, nga India, është quajtur gruaja më e shkurtër dhe është vetëm 60 centimetra. Të dy u futën në Rekordet Gines në vitin 2011 dhe deri tani asnjë nuk ka arritur që t’ua zërë vendet. Të dy pozuan së bashku përpara Piramidave të Egjiptit pasi u ftuan nga Egyptian Tourism Promotion Board.

Please follow and like us: