Albspirit

Media/News/Publishing

Filloreta Kodra: E vërteta për gjyqin me Blerina Zoton

 

Në Korrik të vitit 2016, ish-zyrtarja e Ministrisë së Jashtme Blerina Zoto publikoi një artikull në disa të përditshme me akuza të forta ndaj shefes se misionit diplomatik shqiptar në Gjenevë Filloreta Kodra. Filloreta Kodra përfaqësuar nga av. Brikena Kasmi, iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për shpifje.

Pas rreth një viti seancash gjyqësore, në datën 29.1.2018, Gjykata e Tiranës vendosi në favor të Filloreta Kodrës kundër Blerina Zotos.

Gjykata vendosi:

(1) Detyrimin e Blerina Zotos t’i dëmshpërbleje Filloreta Kodrës dëmin jopasuror në shumën 100.000 Lekë për shkak dëmit moral (2) Detyrimin e të paditurës të bëjë përgënjeshtrimin publik për thëniet e rreme si autore e thënieve, për vënien në vend të nderit, personalitetit dhe reputacionit të paditëses si person i dëmtuar.

Ky është rasti i parë, në të cilat gjykata nuk dënon asnjë nga mediat për një artikull në gazetë, por dënon individin i cili ka përdorur median me anë të gënjeshtrave. Gjykata arsyeton ndër të tjera se:  Dëmi jopasuror që i është shkaktuar paditëses, është kryer me dashje dhe me qëllim për të njollosur emrin dhe personalitetin e diplomates në karrierë të Misionit të Shqipërisë në OKB. Kjo ngjarje ka ndodhur ndaj dy shtetasve shqiptare të cilat, pavarësisht banimit në Zvicër, kanë përdorur mjetet e medias shqiptare për cënimin e reputacionit të paditëses. Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri dhe dëmi ka ardhur në Shqipëri pasi audienca e medieve në të cilat janë publikuar dhe përhapur botërisht thëniet e pavërteta është publiku shqiptar.

Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij janë baza e shtetit shqiptar, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë sikurse përcaktohet në nenin 3 të ligjit themelor të vendit tonë, synon të garantojë dinjitetin, reputacionin dhe të drejtat e njeriut.

Liria e shprehjes dhe ajo e reputacionit shpesh konfliktojnë nga Konventa në përditshmërinë e zbatimit të tyre. Për këtë arsye, garantimi i respektimit të secilës prej të drejtave, bazohet në parimin e proporcionalitetit në përputhje me qëllimin e ligjshëm. Garantimi i reputacionit për individin në përputhje me interpretimin sistematik të nenit 8 dhe nenit 10 të KEDNJ është mbrojtur nga Gjykata e Strasburg e cila ka theksuar se: “e drejta e një personi për të mbrojtur reputacionin e tij garantohet nga neni 8 si pjesë integrale e të drejtës për respektimin e jetës private”.

Please follow and like us: