Albspirit

Media/News/Publishing

Azem Shkreli: Lirikë për lirinë

 

 

Liria është ylberi im matanë grilave

Liria është gërshet i vashës me fjongë
Kur rritet, e veshim nuse
Kur eçtohemi, i pijmë shëndet nga gjiri

Ajo është pikë në ujë, zog në qiell
Kur flet, e kuptojmë si nënën
Kur dhemb, dhemb në zemër

Liria thinjet bukur, nuk plaket
Kur vdiset, është e pavdekshme
Kur vdes, i bëjmë bend në dhe të atdheut.

Liria është si Kosova, s’kam më fjalë të lirë.

Please follow and like us: