Albspirit

Media/News/Publishing

Hana Berisha: Kur të vie unë

 

Kur të vie unë

Tik, tak, tik, tak.

Si orë në zemrën tënde

Tik, tak, tik, tak.

Zemra jote do ndjej.

Do kthehesh me

vështrimin nga unë,

ndoshta mund të jem

ndoshta s’do mund të jem.

Tik, tak, tik, tak

Si impuls në çdo qelizë tënden.

Tik, tak, tik, tak

Si varshmëri me oksigjen

Pastaj mos u habit

Unë nuk shfaqem kur dëshiron ti

Por e di se ty të mban gjallë

Ajo tik, tak, tik, tak

Që e dhuroj për ty

Unë për ty jam frymëmarrja

dhe ti për mua gjithashtu,

Tik, tak, tik, tak ti në mua

Edhe unë në ty

Tik, tak, tik, tak në zemrat tona

Ora ime je ti

Ora jote jam unë

Ne dy tik, tak, tik, tak

impuls për miliarda qeliza në trup.

Ti je ora e vetme e shpirtit tim

ajo e një shpirti kozmik.

Tik, tak, tik, tak

Ti e mban kodin saj

në tik, tak, tik, tak

deri në përjetësi.

Please follow and like us: