Albspirit

Media/News/Publishing

Demonizimi i refugjatëve iranianë në Shqipëri, i hap rrugën komploteve terroriste kundër tyre

Regjimi iranian ka nisur një fushatë për të krijuar terren për akte terroriste kundër refugjatëve iranianë në Shqipëri, duke i demonizuar ata përmes mediave. Më 12 shkurt 2018 Televizioni Top Channel në një program krejtësisht të njëanshëm transmetoi një intervistë me tre agjentë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Forcave terroriste Quds, në emër të ish-anëtarëve të opozitës, PMOI ose MEK, duke i bërë lëvizjes akuza të rreme.

Për shumë vite, ne kemi ndjekur çështjen e Iranit, opozitës demokratike iraniane, refugjatëve nga Kampi Ashraf dhe i Lirisë në Irak dhe transferimin e tyre në Shqipëri në fund të vitit 2016. Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar në kërkimi të Drejtësisë (ISJ) kanë vizituar dhe biseduar në mënyrë të vazhdueshme me anëtarët e PMOI-së në Ashraf dhe më vonë në Shqipëri.

Gjatë dy dekadave të fundit ne jemi marrë me trajtimin e akuzave, që Top Channel në Shqipëri ka trumpetuar kundër PMOI-së dhe opozitës demokratike iraniane. Kemi hetuar këto pretendime të rreme dhe kemi arritur në përfundimin, se ato e kanë origjinën te regjimi iranian. Duke trumpetuar këto pretendime të rreme, Republika Islamike e Iranit po përpiqet ti hapi rrugën  veprimeve terroriste dhe kriminale kundër PMOI -së. Sulmet vdekjeprurëse të koordinuara nga Irani dhe qeveria kukull irakiane kundër kampeve Ashraf dhe Liberty në Irak, zakonisht u paraprinë nga akuza dhe gënjeshtra të tilla.

Ekzistojnë dy raporte të plota për Ashraf -in nga dy delegacione të Parlamentit Europian në vitin  2005 dhe 2008, të cilat do t’ju japin fund akuzave dhe deklaratave të Top Channel. Raporti i parë u përgatit nga një delegacion i kryesuar nga Paulo Casaca dhe raporti i dytë u përgatit nga një delegacion i kryesuar nga unë, kur isha nënkryetar i Parlamentit Europian. Këto raporte u përgatitën pas disa ditësh në vendngjarje dhe në terren

http://iranprobe.com/explore/articles/download/75_4b62e1c96b36340a476d716e27a031b6.html

 

https://www.scribd.com/document/62182044/Report-Visit-to-Camp-Ashraf

 

Këto dy raporte dhe vëzhgime nga dhjetra delegacione të tjera nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara në Ashraf dhe Shqipëri tregojnë, se e gjithë propaganda e regjimit iranian, lobeve dhe aleatëve të tij kundër opozitës iraniane është absolutisht e rreme. Anëtarët e PMOI -së, të cilët janë kryesisht të arsimuar, janë ata që, me njohuri dhe autoritet të plotë, janë bashkuar vullnetarisht për lirinë e atdheut të tyre. Marrëdhëniet e tyre janë thellësisht demokratike dhe askush nuk është mbajtur kundër vullnetit të tyre. Kushdo, që dëshiron të largohet nga organizata mund ta bëjë këtë në çdo kohë të caktuar. Oficerët e ushtrisë amerikane që kontrollonin Ashraf-in e kanë konfirmuar këtë në disa raste. Si shembull, unë do t’ju sillja në vëmendje një raport të Kolonelit Jolie Norman të Ushtrisë Amerikane, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e Ashraf-it, më 24 gusht 2006. Ky është një nga dhjetëra dokumente të lëshuara nga zyrtarët amerikanë, të cilët kanë mbrojtur Ashraf-in nga viti 2003 deri në vitin 2009, që konfirmon menaxhimin demokratik të kampit dhe lirinë e lëvizjes së banorëve të Ashrafit.

Kryengritja mbarëkombëtare e popullit iranian që filloi më 28 dhjetor 2017, i cili është përballur me diktaturën fetare me rënien e mundshme të saj, është shkaku i përdorimit të këtyre gënjeshtrave dhe disinformatave. Regjimi i Mullahëve dhe zyrtarët e tij më të lartë kanë shprehur dhe pranuar në mënyrë të përsëritur gjatë javëve të fundit, dobësinë e tyre ndaj PMOI-së.

Sipas agjencisë France Press, më 2 janar, Presidenti Rouhani telefonoi Presidentin Macron dhe i kërkoi atij të ndërmarrë veprime kundër opozitës iraniane me bazë në Paris, të cilën ai e akuzoi për nxitjen e protestave të fundit … Presidenti Macron hodhi poshtë kërkesën e tij.

Më 9 janar, Ayatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem, tha se PMOI -ja ka organizuar kryengritjen dhe kërcënoi se do të ekzekutonte protestuesit.

Gjenerali i Brigadës Rasoul Sanai, Zëvendës i Departamentit të Çështjeve Politike për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike flet për këtë prapa skenave: “Udhëheqësit dhe ata që nxitën protestat në Touyserkan (Hamedan Province) ishin nga PMOI -ja. … Kishte disa gra në mesin e tyre, të cilët janë të moshës së mesme. Në vitet 1980, ato që kryesonin protestat e MEK-ut ishin kryesisht gra …. “. “Në mënyrë të ngjashme, ata që u arrestuan në Kermanshah ishin nga qyteti i Karaj (pranë Teheranit). Ata që ishin nga Bandar Abbas u arrestuan në Shiraz. Këta ishin të MEK-ut që do të shkonin në qytete në mënyrë të organizuar dhe do të jepnin kushtrimin.

Ajo që hedh dyshime mbi motivin e raportimit të Top Channel është, se ata as nuk u përpoqën të kontaktonin përfaqësuesit e PMOI-së për të bërë një raportim të drejtë dhe të balancuar, kur qendrat e PMOI-së në Shqipëri janë të njohura dhe lehtësisht të aksesueshme.

Qëllimet e tre burrave të intervistuar nga Top Channel kundër PMOI-së janë të mirënjohura për qeverinë shqiptare, zyrtarët e OKB -së dhe SHBA-së dhe të gjitha dokumentet në lidhje me to janë botuar nga Muxhahedinët. Një nga tre agjentët është Ehsan Bidi, i cili ka shkuar në Shqipëri me një pasaportë të vlefshme iraniane me ndihmën e autoriteteve iraniane.

Siç i kemi shkruajtur Kryeministrit të Shqipërisë më 1 dhjetor 2017, një oficere e inteligjencës së regjimit me emrin Ann Khodabandeh (Singleton) udhëtoi tre herë në Shqipëri në nëntor 2017 për të organizuar këto komplote kundër PMOI-së dhe refugjatëve iranianë në Shqipëri. Raporti i ISJ -së “Ministria e Inteligjencës Iraniane aktive në Evropë” e publikuar në tetor 2017, detajon përfshirjen e Khodabandehs me regjimin iranian.

New ISJ report: “Iran’s Ministry of Intelligence Active in Europe”

Gholamhossein Mohammadnia, Ambasadori i regjimit në Shqipëri, i cili është stacionuar në Tiranë që prej një viti e gjysëm, është një oficer i lartë informator i Ministrisë së Inteligjencës dhe së fundmi u bashkua me një oficer tjetër të lartë të inteligjencës, Mostafa Rudaki, si oficeri i parë i tij. Atasheu kulturor i ambasadës, Ahmed Hosseini, është anëtar i lartë i Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik, që luan një rol të madh në drejtimin e aktiviteteve terroriste dhe eksportimin e ideologjisë fundamentaliste. Misioni kryesor i Ambasadës dhe i gjithë personelit të saj është komploti kundër PMOI-së. ISJ -ja i bën thirrje qeverisë shqiptare, që të dëbojë agjentët e inteligjencës të regjimit klerik dhe mercenarët e forcës terroriste Quds dhe të mos lejojë që ata të rrezikojnë sigurinë e refugjatëve iranianë.

Alejo Vidal-Quadras

President, Komiteti Ndërkombëtar në kërkim të Drejtësisë (ISJ), Ish- Zëvendëskryetar i Parlamentit Europian (1999-2014

Rreth ISJ-së:

Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ) fillimisht u formua në vitin 2008, si një grup jozyrtar i parlamentarëve të BE-së për të kërkuar drejtësi për opozitën demokratike iraniane. Në vitin 2014 ai u regjistrua si OJQ jofitimprurëse në Bruksel, duke zgjeruar anëtarësinë e saj përtej parlamentarëve të zgjedhur , me ish-zyrtarë dhe personalitete të tjerë të interesuar për të promovuar të drejtat e njeriut, lirinë, demokracinë, paqen dhe stabilitetin. Fushatat e ISJ-së kanë gëzuar mbështetjen e mbi 4000 parlamentarëve në të dy anët e Atlantikut.

President:

Alejo Vidal-Quadras, profesor spanjoll i fizikës atomike dhe bërthamore, ish nënkryetar i Parlamentit Europian nga viti 1999 deri në vitin 2014.

Bordi i Këshilltarëve:

Patrick Kennedy, Kongresmen (1995-2011);

Günter Verheugen, Zëvendës President i Komisionit të BE-së (2004-2010);                                             Nicole Fontaine, President i Parlamentit Europian (1999-2002);

Gjeneral Hugh Shelton, Kryetar i Lidhjes të Shefave të Stafit të SH.BA-së (1997-2001);

David Kilgour, Sekretari kanadez i shtetit (1997-003);

Ingrid Betancourt;

Prof. Raymond Tanter, Kryetar i Komitetit të Politikave Iraniane, Washington DC;

Prof.Horst Teltschik, Kryetar i Konferencës së Sigurisë në Mynih (1999-008);

Kolonel Wesley Martin, Oficer antiterrori për forcat e Aleancës në Irak (2005-007);

Senatori Lucio Malan, Kuestor i Senatit Italian;

Deputeti Alessandro Pagano, Kryetar i Komitetit të Parlamentarëve Italianë për Iranin e Lirë;     Antonio Razzi, Sekretar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit Italian;

Euro Deputeti Gérard Deprez, Kryetar i grupit Miqtë për Iranin e lirë, Parlamenti Europian;

Tunne Kelam, anëtar i Parlamentit Evropian;

Lordi Carlile i Berriew QC, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit, ish-ekspert i pavarur i legjislacioneve për terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar;

Lordi Clarke nga Hampstead CBE, ish-kryetar i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar;

Lordi Maginnis i Drumglass;

Lordi Dholakia OBE, zëvendës kryetar i Demokratëve Liberalë në Shtëpinë e Lordëve;

Please follow and like us: