Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-kryebashkiakut i bllokohet pasaporta për tjetërsim pronash

Katër persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme me akuzën e abuzimit me pronat në Kavajë dhe Rrogozhinë. Mësohet se Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë të bllokimit të pasaportës dhe mos daljes jashtë shtetit të kryebashkiakut të Rrogozhinës, Beqir Nuerdini, i cili akuzohet për abuzimet me pronat në bregdet. Po ashtu, policia njofton se dy të tjerë janë shpallur në kërkim, një person është në arrest shtëpie dhe një tjetër me detyrim paraqitje. Dyshohet se të arrestuar janë edhe dy ish drejtues të Hipotekës.

Please follow and like us: