Albspirit

Media/News/Publishing

Qëllohet me plumb kokës, shpallet në kërkim aktori, bashkëshorti i shqiptares

Një 40 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Aghia Paraskevi në Chaidari, ku dy burra të armatosur hapën zjarr kundrejt shtetases shqiptare. Mediat greke raportojnë se 40 vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka dalë e gjakosur në rrugë për të kërkuar ndihmë, por që aty ka rënë pa ndjenja. Kjo ngjarje tragjike ndodhi në rrugën St. Paraskevi në praninë e disa qytetarëve që qarkullonin në atë kohë në zonë. Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u dërgua në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus, por që ende nuk dihet gjendja e saj. Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje të mëhershme me shqiptaren.

Please follow and like us: