Albspirit

Media/News/Publishing

Elbasanlliu 30 vjeç hidhet nga kati IV i pallatit

Një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga pallati. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan, ku është hedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasi B. Ll., 30 vjeç.

Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, apo motivet që e shtynë të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: