Albspirit

Media/News/Publishing

Google mendon të ndalojë shkarkimin e fotove

Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, Google ka përditësuar motorin e saj të kërkimit duke ‘zhdukur’ opsionin ‘View Image’ në momentin që kërkon për foto dhe në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy opsione. Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e fotografive. Prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të Google, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë.

Please follow and like us: