Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi javor nga Paolo Fox

Astrologu italian Paolo Fox, bën klasifikimin e shenjave të zodiakut duke nisur nga shenja më pak e favorizuar, deri tek shenja më me fat. Njihuni me klasifikimin javor 26-shkurt deri në 4 mars.

Në vendin e 12 për këtë javë janë Binjakët. Deri në 7 mars, të lindurit e kësaj shenje do të përfshihen nga tensionet, do të shpenzojnë edhe pak më shumë. Por fatmirësisht nuk kanë planetë të kundërt. Nuk keni dëshirë të bëni shumë gjëra. Për momentin nuk keni përgjigjet që doni, ajo ç’ka doni vjen pas 7 marsit. Të shtunën e të premten, tensionet kujdes, më e mirë dita e dielë.

Në vendin e 11, Virgjëresha. Planetë nervozë. Gjatë këtyre ditëve do të keni disa komplikacione. Prilli dhe maji, muaj rikuperimi.

Në vendin e 10, Shigjetari. Ende momente jo të lehta. E mërkura dhe e enjtja ditë më të mira të një jave të vështirë.

Luani në vendin e 9. Ngadalë situatat ndryshojnë. Edhe në planin e punës, diçka ndryshon.
Mund të merrni propozime interesante në mesin e dytë të vitit. Mundësitë hapen javën e parë të marsit dhe më vonë.

Ujori në vendin e tetë. Rikuperoni, jeni më në formë. Humori ka ndryshuar dhe dashuria kthehet në skenë. E mërkura dhe e enjtja ditë të veçanta. Marsi është një muaj me plot të reja.

Në vendin e shtatë, Peshorja. Duhet të besoni tek vetja juaj. Pjesa e dytë e vitit është më e mirë, të hënën dhe të martën kujdes, ditë të mbushura me tension.

Të vendin e gjashtë, Demi. Një rikuperim, sidomos pas një shkurti do të lehtë. Kujdes me ekonominë. Jeni lodhur së qenuri konservator. E mërkura dhe e enjtja, ditë pak më të vështira.

Dashi në vend të pestë. E mërkura dhe enjtja ditë të rëndësishme. Jetoni dashurinë me më shumë intensitet.

Bricjapi në vend të katërt. Jeni duke luajtur mirë, por marsi do të jetë një muaj i vështirë. Javë e rëndësishme për takimet.

Peshqit në vend të tretë. E merrni veten shumë. E hëna e marta ditë interesante.

Sipas Fox, në vend të dytë renditet Akrepi. Keni mundësinë që të vlerësoheni, 2018 është vit i rëndësishëm dhe i forcës. Fundjava e shkëlqyer për dashurinë.

Në vend të parë, Gaforrja. Gjatë kësaj jave do të jeni të favorizuar nga yjet, do të luftoni shumë për një projekt. Marsi nis shumë mirë, por më pas gjërat ngadalësohen.

Please follow and like us: