Albspirit

Media/News/Publishing

Juncker nis vizitën zyrtare në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ndodhen në Tiranë në kuadër të turit Ballkanik, ku po prezanton strategjinë e zgjerimit dhe rikonfirmojnë mbështetjen për integrimin e rajonit në BE. Rreth orës 18:10 minuta Juncker dhe delegacioni që e shoqëron mbërritën në Kryeministri, ku po vijon takimi me Kryeministrin Rama dhe rreth orës 19:15, do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarët.

Zyrtarët e lartë europianë nesër do të takojnë edhe Presidentin Ilir Meta, ndërsa komisioneri Hahn do të ketë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Udhëtimi i tyre do te vijojë ne Beograd, Podgoricë, Sarajeve dhe Prishtinë, ndërsa do të mbyllet në Sofje, në kryeqytetin e vendit që ka presidencën e radhës se Bashkimit Europian për këtë 6 mujor.

Please follow and like us: