Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes shqiptari që u dhunua në juglindje të Londrës

Jozef  Boçi, 30 vjeçari shqiptar që u dhunua një javë më parë në Juglindje të Londrës nuk ka arritur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen, bëjnë me dije mediat vendase.

Policia në Angli ka nisur një hetim për këtë vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë shqiptarit, i cili u godit me mjete të forta nga të paktën tre burra, duke marr plagë të rënda në kokë.

Policia tha se zoti Boçi, i cili ishte nga Shqipëria, por që jetonte në Catford, u sulmua në Rrugën e Lartë të Greenëichit pas një sherri që shpërtheu mes dy grupeve

Shërbimet emergjente u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 2.15 dhe zona mbeti e rrethuar nga policia edhe të nesërmen.

Please follow and like us: