Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergji Mihallari: Nëse do më kujtosh

Nëse do më kujtosh
ndonjë ditë të vetmisë së trishtë
në buzmbrëmjet mavi
kur dielli të përhumbet mbi një det gri
merri pas edhe puthjet e pa dhëna
mes lotësh që rodhën nga ata sy.
Nëse edhe rrugët e heshtura do qëmtosh
pas një vese shi
në një gjethe këputur nga pema
ka ngelur një puthje për ty
mos kërko të jem aty
në atë vend, që vetëm ti e di
do me gjesh me ëndrrën
që pas me natën dhe yjet u shkri,
si një kristal debore
ngelur mbi dy buzë mavi…
Please follow and like us: