Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta të vazhdueshme në qytete të ndryshme të Iranit

Të enjten dhe të premten, më 22 dhe 23 shkurt, vazhduan në qytete të ndryshme të vendit protestat e punëtorëve dhe grupeve të tjera të privuara nga të drejtat e tyre themelore. Rinia gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj ndaj regjimit të korruptuar dhe kriminal me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë djegjen e flamujve me portrete të Khameneit, xhelati i popullit iranian, shpërndarjen e pamfleteve dhe shkrimin e sloganeve.

Në Mashhad, mijëra tifozë që shihnin ndeshjen e futbollit midis ekipeve të Mashhad-it dhe Esfahan-it këndonin “Nuk i duam autoritetet mizore” (23 shkurt).

Në Bandar Abbas, një grua e guximshme hodhi poshtë flamurin e Khameneit përpara gjyqësorit të regjimit në qytet (23 shkurt).

Në Mashhad, të rinjtë e guximshëm dogjën një flamur të Khameneit (22 shkurt).

Në Hoseinieh të Aramestanit në Arak, u përkujtua nga familja dhe të afërmit në ditën e 40-të të zisë Sejjid Shahab Abtahizadeh, i cili u arrestua në kryengritjen e janarit në Arak dhe vdiq nën torturat e xhelatëve të velayat-e faqih (23 shkurt).

Në Sanandaj, u mbajt në varreza një përkujtimore në ditën e 40-të të zisë për Saro Ghahremanin, një hero i ri i guximshëm, i cili u arrestua gjatë kryengritjes së janarit dhe vdiq nën turturat e xhelatëve. Inteligjenca e regjimit klerikal ushtroi shumë presion mbi familjen e dëshmorit duke pasur frikë nga zemërimi i njerëzve. Megjithatë, njerëzit përkujtuan heroin Saro me familjen dhe të afërmit e tij (22 shkurt).

Punëtorët privuar të çelikut në Ahvaz, në ditën e pestë të protestës së tyre, morën pjesë në shfaqjen e lutjeve të së premtes në qytet, duke kënduar “Një përvetësim më pak, problemi ynë zgjidhet”. Ata mbanin flamuj duke thirrur: “Oh, Imami i 12-të, çrrënjos rrënjët e shtypjes, sa durim për premtimet e paplotësuara, pagat minimale për jetesën e punëtorëve nën vijën e varfërisë” (23 shkurt).

Please follow and like us: