Një lumë mund të paraqiste një rrezik serioz për shëndetin e banorëve lokalë, teksa befa u kthye në ngjyrë të kuqe të gjakut. Ekspertët janë të habitur nga fenomeni i çuditshëm, i cili ka bërë që njerëzit të kenë frikë nga cilësia e ujit të pijshëm në qytetin e Tyumen, Rusi. Zyrtarët në Siberinë perëndimore ende nuk kanë nxjerrë rezultatet e testeve mbi mostrat e marra nga lumi, por agjencia shtetërore e lajmeve Itar-Tass e ka cilësuar incidentin si një “bombë biblike”. Vendorët e shqetësuar dyshojnë për hedhjen e kimikateve të panjohura në ujërat normalisht të turbullta të lumit të vogël Molchanka, njoftoi Times Siberian.