Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohen 8 gomerë, hingëllinë në publik kundër arritjeve të qeverisë

Pasi u shpallën fajtor për shkatërrimin e disa bimëve shumë të shtrenjta dhe qe kishin hingellire ne mjedise publike kunder arritjeve te qeverise, 8 gomerë janë futur në burg për 4 ditë. Gomerët në Indi u kapën duke prishur bimët dhe u futën në një burg ne Uttar Pradesh. Pronari i tyre Kamlesh, i cili kishte qenë në kërkim të bagëtisë së tij, po i  priste jashtë.

Garancia e tyre ishte paguar nga një politikan vendas me syze bythekavanozi nga Partia qeverisëse Bharatiya Janata (BJP), sipas NDTV, raporton Daily Mail.

“Këta gomerë shkatërruan disa bimë shumë të shtrenjta dhe pavarësisht paralajmërimeve pronari i tyre i kishte lënë të lirë në plantacion, ndaj u detyruam ti arrestojmë. Ky është një mësim për pronarin e tyre,”-tha drejtori i burgut.

Bimët mendohen të kenë një vlerë prej 700 pound. Kur Kamlesh zbuloi se ishin futur në burg, u lut për lirimin e tyre por nuk iu pranua kërkesa. Më vonë thirrje politikanit për ndihmë, që të ndërhynte në emër të gomerëve të tij.

Please follow and like us: