Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e kryeprokurores, ‘i involvuar’ edhe deputeti me syze bythekavanozi

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e PD për shkarkimin e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku dhe zëvendësimin e saj me një Kryeprokuror me Vetting.

Pas debateve në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit, u rrëzua kërkesa e opozitës me shumicë votash.

PD kërkonte amendimin e Kushtetutës,m duke e ciëlsuar të papranueshme mënyrën se si u zjgodh Arta Marku në krye të organit të akuzës. Por, për socialistët gjithçka ishte në përputhje me kushtetutën.

***

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sërish për zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Demokratët kanë kërkuar sërish amendimin e Kushtetutës dhe shkarkimin nga detyra të Arta Markut.

Propozimet e opozitës janë hedhur në diskutim në Komisionin i Ligjeve dhe Këshillin i Legjislacionit. Deputeti Oerd Bylykbashi e ka cilësuar “të paprecedentë” atë që ndodhi në 8 Dhjetor të vitit të shkuar në Kuvend, kur mazhoranca votoi me 69 vota në krye të prokurorisë Arta Markun.

Ai ka kërkuar zgjedhjen e një Kryeprokurori të ri me shumicë të cilësuar prej 3/5. Po ashtu, opozita kërkon që kandidatët për këtë post t’i nënshtrohen më parë Vettingut.

Ndërkohë, Alket Hyseni tha se: “Prokurori i përkohshëm u zgjodh ne mënyrë transparente dhe kushtetuese”.

Please follow and like us: