Albspirit

Media/News/Publishing

11 biznesmenët që ‘hëngrën karremin” e dentistes Duka

Ndërsa sot Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për dentisten Olesia Duka, e akuzuar se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar rreth 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm, janë zbuluar emrat e tyre. Gjatë seancës, prokurori lexoi emrat e biznesmenëve të cilët janë mashtruar nga dentistja. Më konkretisht bëhet fjalë për pronarin e pikës së këmbimit valutor në Durrës, Idlir Hoxha, të cilit i mori 900 mijë euro dhe dhjetë të tjerë. Krahas tij biznesmenët e mashtruar janë Ilir Doçi, Rezart Shtini, Viktor Hoxha, Mirjana Likaj, Myrteza Meshi, Gerta Lumi, Adem Selmani, Besnik Daci, Geni Lule dhe Edlira Shtini.

Please follow and like us: