Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidentohet me makinë këngëtarja shqiptare

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Emini, ka pësuar një aksident të rëndë ditën e sotme.

Mësohet se ajo është aksidentuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, ndërkohë që mjeti raportohet të jetë dëmtuar rëndë.

Megjithatë, sipas gazetës “Express” Adelina nuk raportohet të ketë marrë lëndime trupore.

Në fotografinë që ka siguruara nga mediat këngëtarja shihet duke komunikuar me policët rrugorë.

Theksojmë nga ana tjetër, se Adelina me profesion është ekonomiste, por pasioni i saj është muzika.

Ajo punon gjithashtu në televizionin publik të Kosovës.