Albspirit

Media/News/Publishing

Alen Delon: Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif

Legjenda e kinemasë franceze Alain Delon, shprehu dëshirën, në moshën 82 vjeçare, të vdesë me qenin e tij.
“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë.
Më vjen për të vjellë” u shpreh Alain Delon, legjenda e kinemasë franceze për të përjavshmen Paris Match, në një numër special kushtuar 60 viteve të karrierës së tij.
“Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën.
E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”, vazhdon ai.
“E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet 1970.
Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:
“Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime.
Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund,” pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet.
Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema:
“Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14 vjeçare….
Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!”/tema

Please follow and like us: