Albspirit

Media/News/Publishing

Shkrimi në median amerikane për lidhjet e Bashës me Rusinë, PD: I sponsorizuar nga Rama

Partia Demokratike ka reaguar sot pas një shkrimi që qarkullonte në media duke mohuar se “PD nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Investigimi i publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, me autorë David Corn, Hannah Levintova dhe Dan Friedman, flet për një kompani skoceze, Biniatta Trade, e bazuar në dy kompani-guacka në Belize (parajsë fiskale) për të cilën në shkrim thuhet se “ka paguar vitin e kaluar një lobist republikan amerikan dhe një ish-ndihmës të fushatës së Donald Trumpit për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në prag të fushatës elektorale.

Të dy kompanitë-guacka kanë lidhje me firma që kontrollohen nga rusët. Hap pas hapi, faktet të çojnë në atë që rusët në mënyrë të fshehtë kanë vënë në lëvizje kanalet e tyre për të ndikuar në zgjedhjet në Shqipëri”, citohet në artikull.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike e cila shprehet se makina e propagandës së Edi Ramës sipas saj ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e saj.

“Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike. Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsionit. Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane”, thuhet në reagimin e PD.

Më tej ajo sqaron se Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Sipas saj Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

“Përpjekja e Edi Ramës dhe e mercenarëve të tij për të implikuar Partinë Demokratike është betejë shterpë. Asgjë nuk do ta largojë Partinë Demokratike nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale. Sikurse kemi bërë çdo ditë për më shumë se katër vjet, do të vazhdojmë çdo ditë derisa kriminelët në politikë dhe në rrugë të dalin para drejtësisë. Të gjithë ata që sot joshen nga mbrojtja dhe paratë që u jep Edi Rama për të punuar kundër interesit të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre europiane, nuk do të ketë kush t’i mbrojë nesër para drejtësisë”, përfundon reagimin PD.

How a Russian-Linked Shell Company Hired An Ex-Trump Aide to Boost Albania’s Right-Wing Party in DC

 

Please follow and like us: