Albspirit

Media/News/Publishing

Dy vajza me malarje erdhën nga vendlindja e Monika Sihanukut

Prej dy ditësh qarkullon në media lajmi se po përhapet malarja në Shqipëri. Doktoreshe Entela Kolovani e spitalit Infektiv në QSUT që ka ndjekur rastin e vajzave të infektuara tregon për gjendjen e tyre. “Gjendja e vajzave paraqitet relativisht e mirë, problemet që kaluan në Kamboxhia u japin lodhje trupi”, ka deklaruar për Report TV. Janë ende në spital dy vajzat që u diagnostikuan të prekura nga sëmundja e malaries. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte kanë ardhur rreth 7 persona, por prej tyre vetëm 2 dolën të prekur nga sëmundja.” shprehet doktoreshë Kolovani.
Ndërsa profesor Dhimiter Kraja, shef i sherbimit Infektiv deklaroi se sëmundja ngjitëse nuk ishte shfaqur prej 3-4 vitesh në Shqipëri.

Si mund te merret malaria?

Sëmundje infektive që merret me anë të vektorëve të gjallë, si mushkonjat, është sëmundje vetëm e njeriut e merr nga gjaku që një mushkonjë ka pickuar një trup me malarie, e përpunon në trupin e saj dhe kur pickon nje sëmurë të shëndoshë, ja transmeton. Nuk merret nga njeriu në njeri.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së malaries?

Sëmundje me ethe, karakteristika numër një, preket malcia, shpretka. Ka edhe forma të tjra më të rënda të sëmundjes, si forma cerebrale e trurit, e cila ka një përfundim fatal

Sa kohë ka që nuk është shfaqur në Shqipëri?

Arritje e mjekesisë në zhdukjen e malaries, importim bëhet nga vende të ndryshme, bën qe të vijnë nga vendet ku ka malarie. Para 4 vitesh një grup shqiptarësh që punonin në Guine, kishin simptoma malariesh.

Si trajtohen pacientët me malarie?

Protokoll pune special, duhet të funksionojnë të gjitha hallkat dhe marrjen e masave për koordinimin e punës, të spitalizohet, diagnostikohen dhe te fillojnë trajtimin anti-malarie, shtimi lëngjeve, elektroliteve, transfuzion gjaku. Kemi vende të veçanta për malarie në rast se rëndohet situata.

Koordinim me rrethet për malarien, kolegët janë të instruktuar për të bërë diagnozat e duhura. Janë kushtet të nivelit kualitativ për të bërë një shërbim cilësor.

Praktikisht sic informuan mjekët situata është nën kontroll, duhet të kemi parasysh shenjat, sidomos në rastet ku udhëtojmë
në vendet e rrezikuara nga malarja.

Duhet vëmendje e madhe në rast se kanë simptoma ethe dhe diarre të zgjatura për disa ditë.

Sëmundja nuk është e transmetueshme nga njeriu në njeri por nëpërmjet vektorëve sic janë mushkonjat.

Please follow and like us: