Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam Isuf Vrioni, përkthyes e diplomat shqiptar, i dënuar me 15 vjet heqje lirie

Isuf Vrioni, i njohur edhe si Jusuf Vrioni lindi në Korfuz më 16 Mars 1916,  i biri i Iljaz bej Vrionit dhe Xhemile hanëm Dinos. Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në Berat. Pas emërimit të babait të tij, Ilias Bej Vrioni, si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më 1925. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë Liceut Janson de Sailly, Paris dhe atë të lartë në Grande École des Hautes Études Commerciales dhe në Institut d’Études Politiques të Parisit.
Please follow and like us: