Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Rama: Nënë e bijë, me një botë shqiptare

Venus Ghata (Gjata) është një shkrimtare dhe poete mjaft e njohur në Francë dhe në botën frankofone. Shkak i pikëtakimit të parë me të ishte interesimi që kisha për të njohur dhe shkruar mbi Jean Ghata (Gjata) një shkencëtar me origjinë shqiptare i panjohur për ne dhe me një histori tronditëse familjare. Gjithë adoleshenca dhe rinia e tij kishte shkuar duke bredhur pas të atit, një diplomat shqiptar, nga Damasku në Liban e Turqi, e ku më së fundi kishte përfunduar në Paris. Por gjithnjë ai kishte mbetur me një mall të vazhdueshëm për ta parë një ditë Shqipërinë, atë vend për të cilin i ati i kishte folur aq shumë.  
Please follow and like us: