Albspirit

Media/News/Publishing

Arilena Ara tregon më tepër për jetën e saj private

Është gati e pabesueshme se si një këngë e publikuar rreth dy vite më parë vazhdon t’i rezistojë kohës duke sfiduar edhe produksionet më të fuqishme muzikore në botë. “Nëntori” është thuajse rast unik në diskografinë shqiptare. Pasi shpërtheu në klasifikime e diskoteka në vendet evropiane, Arilena Ara po tenton të depërtojë edhe në tregun amerikan. Fluturimi i 19-vjeçares me zërin e ëmbël dhe lukun e thjeshtë u ndal vetëm për një ditë në Shqipëri në koncertin e Ditës së Verës, ku dha edhe një intervistë për “Jo vetëm modë”, në lidhje me të rejat e fundit nga karriera e këngëtares dhe jo vetëm.

“Unë sapo kam ardhur nga New York. Jam e rezervuar në udhëtimet e mija, qoftë për punë apo për qejf, nuk dua të tregoj shumë, kam dëshirë që puna dhe muzika ime të flasin. Mund të them se në New York kënga sapo ka filluar të luhet. Në New York isha për të punuar muzikë të re dhe gjëra të reja do vijnë shumë shpejt”, paralajmëroi këngëtarja.

Vizita e saj në Amerikë nuk mund të mos bekohej nga guruja i shqiptarëve të sukseshëm, fotografi i famshëm Fadil Berisha. Këngëtarja nuk e fsheh shijen e mirë që ka nga bashkëpunimi me fotografin.

“Ne bëmë një set fotografik ndryshe, pak më të rëndë. Unë zakonisht në daljet e mija jam pa make up dhe bëmë diçka ndryshe. Fadilin e takova për herë të parë. Kisha dëgjuar për të shumë gjëra pozitive dhe kur ishim në New York shkuam në studion e tij dhe bashkëpunuam. Fadili është i mrekullueshëm, mora prej tij këshillat më të mira. Me këmbë në tokë dhe mendje në kokë, kjo ka qenë një nga këshillat e tij për mua”, rrëfeu Arilena.

Për jetën private, vetë këngëtarja rrëfen se angazhimi në muzikë nuk i lë kohë mjaftueshëm për të krijuar marrëdhënie me një partner, megjithatë 19-vjeçarja nuk i thotë jo ndonjë propozimi në horizont.

“Të të them nuk kam kohë do të duket e çuditshme. Nuk kam asgjë për momentin, jam e re dhe e fuqishme. Nuk është se nuk dua, kur të ndodhë do të ndodhë dhe do të jetë një gjë e bukur. Nuk është se po e kërkoj, nuk jam njeri që planifikoj në lidhje me jetën sentimentale”, përfundoi këngëtarja./tvklan.al/

Please follow and like us: