Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Flet vëllai i Ilda Bejlerit: Ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë

Ai është kthyer në Tiranë si një balerin i suksesshëm për të dhënë një shfaqje në Pallarin e Kongreseve, së bashku me shumë nga kolegët e tij, tashmë të suksesshëm në skenat e Europës. Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa janë 6 shokë fëmijërie, të cilët mbajnë lidhje të forta me njëri-tjetrin.

Megjithatë  në emisionin “Jo vetëm modë”, Bledi Bejleri është pyetur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me motrën e tij, Ilda Bejleri.

“Bluzën që kam veshur ma ka dhuruar motra ime kur luante Shqipëria me Zvicrën për Kampionatin Europian, isha në stadium duke bërë tifozllëk. Kam shkuar direkt pas shfaqjes, kam marrë trenin dhe kam parë ndeshjen, isha shumë i lodhur, por tifozllëku më zgjoi. Unë kam qenë për 6 vite tek baleti i Romës, por kur pashë që në Itali filloi kriza u transferova në Gjermani. Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton, por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarësisht futbollit, Ildës i pëlqen shumë baleti”, tha Bledi Bejleri.

I pyetur se si ndihet lidhur me komentet që bëhen për motrën e tij, Bejleri tha: “Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht”.

Please follow and like us: