Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiaku del në gjykatë me pranga në duar

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, është shoqëruar me pranga në duar dhe me furgon policie nga komisariati në gjykatë. Sot jepet rivlerësimi i masës së sigurisë për të dhe 11 persona të tjere të arrestuar për dosjen “Rana e hedhun”. Me dhjetera forca policie kanë blinduar Gjykatën e Lezhës, kjo pasi prej tre ditësh zhvillohen protesta në mbrojtje të tij.

Gjykata e Lezhës do të verifikojnë masat e dhëna në mungesë ndaj të arrestuarve, ku pjesa më e madhe janë zyrtarë të bashkisë dhe hipotekave. Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Mes të arrestuarve përpos kryebashkiakut është edhe n/kryterari i bashkisë dhe kryetari i qarkut Lezhë, Gjok Ndoka.

Please follow and like us: