Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident në Burrel, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një i vdekur dhe tre të plagosur, është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Muzhak, përgjatë aksit rrugor Burrel-Komsi.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe më pas ka dalë nga rruga duke goditur tre persona, që po lëviznin në trotuar.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur 28-vjeçari Gentian Hani, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Please follow and like us: