Albspirit

Media/News/Publishing

Simon Vrusho: MUZEU “SOLOMONI” NË BERAT, SË AFËRMI…

Duke qenë se, tani për tani, një muze për hebrenjtë në Berat ka pak gjasa të ngrihet nga Bashkia Berat apo drejtoritë që kanë vartësi nga ministritë, (këtu nuk ka ende një muze të luftës), kryesisht për arsye financiare;
Duke qenë se numri i turistëve izraelitë dhe hebrenj në Berat po shtohet dukshëm;
Duke qenë se tematika hebraike e Beratit është shumëshekullore;
Duke qenë se një numër i madh, mbi 600 hebrenj u strehuan dhe u shpëtuan në Berat në vitet 1942-45;
Duke qenë se shoqëruesit, guidat, përkthyesit e turistëve dhe vizitorëve izraelitë e hebrenj lënë për të dëshiruar si nga kultura, ashtu edhe nga anglishtja e aksidentuar, (ata nuk dinë shqip 300 fjalë, si mund të shprehen anglisht?);
Duke qenë këto rrethana, ky kontekst, turistët e vizitorët izraelitë nuk arrijnë të kapin, të perceptojnë, të mbresohen dhe të mbartin në kujtesë atë peshë reale që ka përmasa hebraike në Berat;

Lind nevoja të hapet, të ngrihet së afërmi një Muze Shtëpie Për Hebrenjtë në Berat, që mund të quhet edhe Muzeu “SOLOMONI”, muze origjinal, por me substancë, që do të përmbajë 12 pavione, 12 stenda, eksponate, me objekte, artefakte, dokumente, foto, kujtime, të dhëna, etj. që ilustrojnë hebraiken në Berat, stenda të titulluara, eksponate, si:
I. MËHALLA E ÇIFUTËVE (1506- 1905)-Emrat e 25 kryefamiljarëve të familjeve hebreje në Berat në vitin 1506, të kryefamiljarëve të vitit 1520, etj. deri tek 100 familjet e dy shekujve më pas, etj.
II. VARRI I ÇIFUTIT -Dëshmi, prova, fakte, argumente të pranisë dhe varrit në Berat të Sabbatei Zevit, i mbiquajtur dhe Mesi, figurë emblematike që i dha impulse botës hebraike dhe paralajmëroi rikthimin në Jeruzalem, rreth 3 shekuj më parë para shpalljes së Izraelit më 1948.
III. REFLEKSE HEBRAIKE- Yje Davidi, kippah, jamurka, portrete Abrahamësh, Davidësh, etj.
IV. LISTA E HEBRENJVE TË STREHUAR NË BERAT 1942-45 / 1.2.3…….601
V. HEBRENJ NË BERAT NË KOHËN E HOLOKAUSTIT-foto, kujtime, dëshmi, prova, fakte.
VI. MEMORIE…-Strehuesit për të strehuarit, foto, memorie, meditime…
VII. SOLOMONI -TREGTAR DHE POET…-figurë dhe profil emblematik nga tradita hebraike në Berat…
VIII. Hebrenj në Berat: Dr. Zino MATATHIA -KIRURG, DREJTOR, HEBRE NË BERAT 1966-1980 & TAISA PISHA-BATKINA, kimiste që vuajti të gjitha llojet e acideve të diktaturës….
IX.SARA-LUTFIJE- Marie Baballëku (1880-1965) Një hebreje që ngjalli Moisinë në Berat para 100 vjetëve… Një sagë e rrallë…
X. TURISTË IZRAELITË DHE HEBRENJ
XI. GJURMË DHE JEHONË… Nxënës hebrenj në shkollat e Beratit në kohën e Holokaustit… Etj.

Ky muze hapet së afërmi. Të interesuarit, mbartës të kujtesës dhe të kujtimeve, të fakteve, dokumenteve, dëshmive, ende të panjohura, janë të lutur të kontaktojnë dhe të dërgojnë mendime, opinione, sugjerime, elemente që Muzeu “SOLOMONI” të jetë një nga pikat më atraktive të turistëve dhe vizitorëve, jo vetëm hebrenj. izraelitë, por edhe të çdokujt tjetër, vendës e të huaj…
Kontributet, sugjerimet, opinionet janë të mirërptitura, të vlerësuara e të falënderuara.

E-mail: simon vrusho@yahoo.com

Cel..069 30 79 580

Sinqerisht dhe duke ju falënderuar për mirëkuptimin, mbështetjen dhe përgjigjen pozitive të pritshme:

Simon Vrusho

Berat, më 22 mars 2018

Please follow and like us: