Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja që vdiq në Tiranë nuk përballoi dot humbjen e bashkëshortit

Policia njoftoi se një 55 vjeçare humbi jeten teksa ra nga kati i 3 i një pallati në zonën e Selitës, rruga “Daniel Ndreka”, në Tiranë. Banorët e zonës dhanë se Fatije Dauti, 55 vjeç kishte rënë nga shesh-pushimi i pallatit. Dyshimet e para të grupit hetimor janë për vetëvrasje. Një javë më parë 55 vjeçarja kishte humbur bashkëshortin. Ai është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale (infarkti). Kjo dyshohet ta ketë çuar gruan në një gjendje të rënduar emocionale. Gjithsesi grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe pritet të mësohet shkaku dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Please follow and like us: