Albspirit

Media/News/Publishing

Naomi Campbell pozon e zhveshur me të dashurin 12 vjet më të vogël

Modelja me famë botërore, Naomi Campbell ka pozuar nudo për revistën britanike GQ, së bashku me reperin Skepta, të cilët kanë nisur një lidhje romantike.

Përvec se të dashuruar, ata janë emra të fuqishëm, të cilët u takuan për herë të parë në nëntor të 2016 në British Fashion Awards.

Bashkëpunimi ishte ftesë e Skepta(35 vjeç), i cili kërkon të promovojë linjën e tij të re për të brendshme, prandaj zgjodhi ikonën e modës për të marrë vëmendje.

Revista do dalë në treg në 8 mars, ku do tregojë takimin e 47-vjeçares me Skepta në festë, ku reperi humbi celularin.

“Gara e dashurisë dhe fuqisë seksuale”, shkruhet në titullin e revistës ndërsa mbetet për tu parë se si ka nisur historia e tyre.

https://www.instagram.com/p/BfyBYVSnW3Z/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_control

 

Please follow and like us: