Albspirit

Media/News/Publishing

I shkatërruan makinën, shpërthen Rozana Radi: Nuk do lë kamera pa hapur

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin “Instagram”, një problem që i ka ndodhur ditën e sotme.

Siç vihet re edhe nga pamjet, Rozanës i kanë gërvishtur tërësisht makinën në pjesën anësore. E gjithashtu mund të kuptohet se është një veprim i bërë qëllimshëm.

“Si mund të jetë kaq i lig shqiptare?! Shikoni si ma kanë bërë makinën! S’do lë kamera pa hapur e pa e gjetur nuk e lë!”, ka shkruar ajo në postimin në “Instastorie”.

“Do vë kamera në makinë e s’e plasa brenda mos më thënçin Rozana! S’e di si marrin frymë këta qyqarë!!!”, ka shkruar Rozana në postimin e radhës, duke lënë të kuptohet se këtë çështje nuk do ta lërë me kaq.

Please follow and like us: