Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat me armë në Shkodër, publikohet emri i personit të plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në lagjen Dërgut, në afërsi të shkollës “Oso Kuka”. I plagosuri është shtetasi Ridvan Kruja, 48 vjec. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Rrethanat e kësaj plagosjeje momentalisht mbeten të paqarta.

Deklarata e policise se Shkodres:

Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka”, lagje “Vojo Kushi” Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Please follow and like us: