Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet trupi i pajetë i modeles shqiptare në SHBA

Një trup i pajetë u gjet në një varr të cekët dhe besohet se është i aktores dhe modeles shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani. Ajo rezultonte e zhdukur prej datës 23 Shkurt dhe dyshohet se është vrarë nga i dashuri i saj Chris Spotz. Ky i fundit vrau veten pak ditë më parë ndërsa ishte në ndjekje nga policia.

“The Sun” shkruan se Adea Shabani, 25 vjeçe u pa për herë të fundit duke lënë shtëpinë e saj me të dashurin Chris Spotz.

Policia e Los Anxhelosit tha se trupi u gjet 430 kilometra larg, në një varr të cekët, në Spenceville Wildlife Area, Kaliforni. Mendohet se çifti u largua nga Los Anxhelos në një udhëtim në shtëpinë e babait të Spotz në Kaliforninë veriore. Adea kishte shkuar në Los Anxhelos prej dy vitesh për të zhvilluar karrierën e saj në aktrim, ndërsa më heret ka punuar si modele.

Please follow and like us: