Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Canaj në Forumin Botëror kundër Antisemitizmit

Kryediplomati Bardhyl Canaj në Izrael përfaqësoi Shqipërinë. Mori pjesë edhe Zv.Kryeministri i Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, mori pjesë në Forumin e 6-te Botëror kundër Antisemitizmit, që u zhvillua në Jeruzalem në datat 19-21 mars 2018

“Së bashku me Zv.Kryeministrin e Kosovës, z. Enver Hoxhaj, morëm pjesë ne Forumin Botëror kundër Antisemitizmit, qe po zhvillohet ne Jeruzalem, në datat 19-21 mars 2018”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.

 

Diplomatja kosovare Ines Demiri, zevendeskryeministri i Kosoves, Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Shqiperise, Bardhyl Canaj
Please follow and like us: