Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Shihni sallën e Kuvendit, thuajse bosh

Shihni sallën e Kuvendit, thuajse bosh.

Po diskutohen taksat, tarifat, ato që u marrin erzin, duke u rritur në kurriz të ushqimit, shkollës së fëmijëve, ndonjë argëtimi që e keni harruar.

I kemi votuar, por janë me ne në facebook në vend që të përgjigjen ku marrin rrogën që u japim ne, apo në vend që të shndërrojnë në protestë sallën e kuvendit. Por jo, teatri i parlamentit nuk zgjat më shumë se dy orë, sa një shfaqje në skenë se humbet interesi i audiencës. Po nuk kemi paguar 200 lekë biletën për dramën e teatrit o njerëz, po paguajmë me djersën tonë dramën e jetës.

Vras mendjen, ku të shkretën kanë shkuar, në vend që të jenë në sallë…

Please follow and like us: