Albspirit

Media/News/Publishing

Miliarderi hebre ndërpret financimin për laburistët britanikë: Corbyn është filomusliman

Sir David Garrard, një hebre britanik i pasur i cili prej vitesh është kontrubues i  Partisë Laburiste, ka ndërprerë financimin, pasi sipas tij lideri aktual i opozitës së Mbretërisë së Bashkuar, James Corbyn është “antisemit”.

Në një i ntervistë në “Observer” pronari i  pasurive të patundshme që nga viti 2003 ka dhuruar 1.5 miliard stërlina për Partinë Laburiste, tha se “Labor që njihja nuk ekziston më. Nuk ekziston ajo parti ku shumë hebrenj kanë milituar me krenari. Corbyn është një filomusliman dhe po promovohen në parti disa politikanë që një e dy akuzojnë për komplote sioniste”.

Në fakt, ata që i  referohet Garrard janë deputetë laburistë me origjinë nga vendet muslimane që kanë qenë emigrantë në Britani dhe që kanë mendime krejt të ndryshme nga elita e djeshme politike për Izraelin.

E në fakt Corbyn po i  promovon këta politikanë me të cilët arriti një rezultat shumë të rëndësishëm: fitoi bashkinë e Londrës.

Sadiq Khan është i  pari kryebashkiak musliman në historinë britanike.

Please follow and like us: