Albspirit

Media/News/Publishing

Stacioni hapsinor kinez i afrohet Tokës

Stacioni orbital kinez Tiangong 1, i nxjerrë jashtë përdorimit, po lëviz me shpejtësi drejt Tokës dhe pritet të futet në atmosferën e planetit brenda ditës së nesërme.

Masa më e madhe e stacionit pritet të digjet nga kontakti me atmosferën, prandaj shkencëtarët thonë se kërcënimi për banorët e planetit është mjaft i vogël.

Agjencia Evropiane e Hapësirës tha sot se stacioni pritet të arrijë në shtresën atmosferike të Tokës diku nga mesnata sonte apo në orët e para të së hënës.

Po sipas parashikimeve, objekti do të bëjë kontakt me Tokën diku mes paraletit të 43 në veri dhe atij të 43 në jug, një hapësirë shumë e madhe që përfshin Evropën e Jugut, Kinën, Afrikën, Australinë, Amerikën e Jugut dhe pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut. Pra për momentin ende nuk dihet ku konkretisht mund të realizohet kontakti i parë i stacionit orbital me planetin tonë. Por vetëm 10% e masës së stacionit pritet t’i rezistojë djegies nga kontakti. Gjithsesi, Rusia, Kanadaja dhe Evropa e Veriut janë jashtë rrezes së parashikuar se ku mund të bien mbetjet.

Please follow and like us: