Albspirit

Media/News/Publishing

Vidhen 150 milionë llogari të aplikacionit MyFitnessPal

Kjo është vjedhja më e madhe e këtij viti dhe një prej pesë më të mëdhave në histori.Photo

Under Armor tha ditën e Enjte se janë vjedhur të dhëna nga 150 milion llogari të aplikacionit MyFitnessPal në Shkurt në një prej hakimeve më të mëdha në histori. Të dhënat e vjedhura janë emra përdoruesish, adresa e-mail dhe fjalëkalime nga aplikacioni mobil dhe uebsajti. Numrat e sigurisë sociale, numrat e licencave të shoferëve dhe të dhënat e kartave të kredit nuk janë kompromentuar tha kompania. Kjo është vjedhja më e madhe e këtij viti dhe një prej pesë më të mëdhave në histori. Hakimi vjen pas atij të Yahoo në 2013-ën ku u vodhën 3 miliardë fjalëkalime dhe hakimit të FriendFinder në 2016-ën ku u vodhën 412 milion llogari. Under Armour tha se kishte nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të identifikuar autorët por nuk dha detaje sesi kanë arritur të penetrojnë rrjetin e kompanisë. /PCWorld Albanian

Please follow and like us: