Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook zgjeron prezencën në tregun e punëkërkuesve

Linkedin është rrjeti social ku të gjithë ata që kërkojnë një punë drejtohen, ndërsa tani do të jetë edhe Facebook. Ditën e Mërkure rrjeti social më popullor në botë do të jetë shtëpia e publikimit të vendeve të punës për 40 shtete. Bizneset do të arrijnë të postojnë vende të lira pune në faqen e tyre, panelin Jobs, Facebook Marketplace dhe News Feed e madje ti reklamojnë. Nga ana tjetër kërkuesit e punës mund ta shpallin veten punëkërkues duke përditësuar informacionin në profilin e tyre të Facebook. Sakaq për intervistat ata mund të komunikojnë me Messenger. Që nga 2016-ta rrjeti social Facebook ka testuar këtë funksion të ri përpara se ta lançonte vitin e kaluar në SHBA dhe Kanada. Kështu rrjeti social do të mund të “vjedhë” paksa nga 1.1 miliardë dollarë të ardhura të Linkedin vetëm në tre mujorin e katërt. Shtetet të cilat do të përfitojnë nga risia e re e Facebook përveç SHBA-së dhe Kanadasë janë:  Kolumbi, Brazil, Argjentinë, Meksikë, Hollandë, Gjermani, Belgjikë, Irlandë, Danimarkë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër, Afrikë e Jugut, Britani, Spanjë, Itali, Norvegji, Izrael, Suedi, Poloni, Francë, Zelandë e Re, Tajlandë, Hong Kong, Indi, Indonezi, Malajzi, Filipine, Kore e Jugut, Tajvan, Australi, Japoni, Singapor. /PCWorld Albanian

Please follow and like us: