Albspirit

Media/News/Publishing

Zjarri ne Tiranë, policia jep detajet

Policia ka dhënë detajet e para rreth zjarrit të madh që ra në një magazinë në Tiranë këtë pasdite. Sipas policisë po vijon evakuimi i banorëve dhe mallrave që mund të shpëtohen ndërsa zjarrfikëset po luftojnë me zjarrin.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Me datë 02.04.2018,  rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”,  në një magazinë ka rënë zjarr. Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Please follow and like us: