Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri Rama me emërime ordinere

Në të njejtën ditë kryeministri Edi Rama ka bërë dy emërime bazuar në interesa personale dhe aspak për ti shërbyer rilindjes së institucioneve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shtetasve.

Emërimi i parë ka qenë ai i Briseida Shehajt, personit që me sjelljen e vet ka frymëzuar humoristët dhe skenaristët e emisioneve satiro-humoristike, por aspak drejtuesit e institucioneve të një shteti serioz që Rama pretendon se do ta ndërtojë brend këtyre 4 viteve të dyta të votëbesimit.

Briseida Shehajn e parodizuar për shprehjen e famëshme: “E ku qëndron problemi këtu”, Rama e ka emëruar në krye të njësisë Task Forcë që do të ruajë pronat e shqiptarëve në bregdet.  Gjë që mund ta bëj veç një njeri serioz, me shumë përvoje pune. Burrë, apo grua qoftë, që minimumi të dijë se ku qëndron problemi dhe jo që refren të dialogut të ketë pyetjen:” E ku qendron problemi këtu?!” Medemek jo një çupërlin me profil qesharak që e ul fare stekën e seriozitetit të institucionit në të cilin kryeministri Rama e ka emëruar.

Kjo është e emëruara  e parë e profilit ordiner, me urdhër dhe veto të Kryeministrit  që,  fatkeqësisht, edhe pse me status civil kryeqytetar e trajton qeverisjen si të jetë rritur gjithë jetën në Surrel, pra si pronë të vetën. Komandon e urdhëron për gjithçka, merr në xhiro cilindo nga “ushtarët” e gardës së tij të Rilindjes.

E emëruara e dytë është Albana Fico, të cilën Rama e emëroi në krye të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) po të enjten, po atë ditë që “Miss humori” u ngjit në krye të Task Forcës së pronave bregdetare.

Sigurisht që Fico nuk është e shquar për ndonjë bëm apo gjëmë, si Shehaj. Ajo ka shërbyer më së fundi si zvendësdrejtore e QSU “Nënë Tereza” post që e mbante pa entuziasëm dhe optimizëm, nga që nuk ishte e para por zëvendëse e varur nga lart.

Fico nuk ka asnjë lloj lidhjeje me shendetin publik, me punën shkencore  që është në themel të ISHP, ku e emëroi Edi Rama.

Edhe Fico, sikurse “Miss. humori” i pronave bregdetare, nuk u përzgjodh nëpërmjet garës apo konkurimit, por thjesht e vetëm sepse kështu deshi kryeministri Rama. I cili as që i pyet kompetentet që kanë nën vartësi  administrative këto institucione.

Merita e vetme e Albana Ficos për të lenë pas kandidaturat kompetente të propozuara për të qenë në krye të ISHP, është se ajo është motra e Dalina Ficos, ish bashkëjetuese disa vjeçare me Edi Ramën, kur ky i fundit ishte i përzënë nga politika pluraliste dhe mbante statusin  e piktorit. /CNA.al

Please follow and like us: