Albspirit

Media/News/Publishing

Rama takohet me Hashim Thaçin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama takoi sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Tiranë. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar në një lokal të Tiranës. Nuk dihet konkretisht se cila ka qenë tema e bisedës mes dy liderëve. Kujtojmë se tema e nxehtë për dy vendet është tarifa në “Rrugën e Kombit”, që ka zemëruar bizneset kosovare. Vizita e presidentit të Kosovës nuk është njoftuar zyrtarisht dhe me sa duket bëhet fjalë për një vizitë informale.

Please follow and like us: