Albspirit

Media/News/Publishing

Kristina Maneshi:  Më duaj…

Më duaj…

 

Më duaj sot në këtë natë plot yje

Ngrohtësi e dashurisë të mbushë universin

E frymë e trazuar, le të ngopë pyje

Të përqafuar, të dehur, të presim mëngjesin.

 

KURBATKA-mjerane
Rrudhat n’ballë mbuluar me xinxifilla,
gjurmë përrenj histori me andralla,
ezmerkë me gjerdane, veshur tumane,
“Kurbatkë” të thërrasin rrugëve njerëzia.
Ti s’lyp nga qefji, por nga halli
fëmijë ke, s’të mban shtëpia,
për bukë, qajnë nënë, bëj derman,
plot një kope të ndjekin manare.
Hallet që të ranë…të shqepën,
ëndrrat t’u vranë, t’u gremisën,
kasollja jote, në varrezat e plehrave
atë pak vend që fadromat e prishën.
Vendi i lypjes, shpresë jete, ish pa leje,
priste dita ditës, nga “pronarë” të vidhej,
lëngonin herë mëlçia, herë dicka tjetër
vdekja të afrohej, mezi mbahesh në këmbë.
Pa ty?-kjo natë ogurzezë, ku je vallë?!
pas dore zbathur, sillje përherë një vajzë
Që zemrës së saj i linte veç plagë
tek mblidhte thërrime çdo qindarkë,
…vocërrakët thatimë t’i mbaje gjallë?!

Please follow and like us: