Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja që tronditi jetën e një Kardashiane

Basketbollisti Tristan Thompson ka disa gjëra serioze për t’i shpjeguar partneres së tij Khloe Kardashian, me të cilën është në pritje të një vajze. Sot u publikuan imazhet ku ai po hynte në një hotel me një vajzë, e cila është identifikuar si Lani Blair. Të dy po shijonin muzikën në një klub nate në Nju Jork me 7 prill 2018, ndërkohë që moderatorja e “Kocktails with Khloé” që është shtatzënë qëndronte në shtëpi. 27-vjecarja që ishte veshur sportive po i jepte disa puthje pasionante basketbollistit në klubin e striptisteve ku punon si bariste.

Kush është Lani Blair?

Lani Blair është e njohur si modele në Instagram që punon në klubin Queens në Nju Jork. Ajo ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa e bëri profilin privat menjëherë pas skandalit. Besohet se është 28 vjece. Ndërkohë moderatorja dhe basketbollisti nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë rast.

Please follow and like us: