Albspirit

Media/News/Publishing

Agnesa Vuthaj, tashmë me një brend ndërkombëtar çantash

Prej ditës së parë që fokusi i Agnesa Vuthajt u orientua në botën e modës, krijimet e koleksioneve të reja kanë pasur gjithnjë një qasje sa elegante, aq edhe evropiane.

Sepse që në krye të herës, siç duket vet stilistja e njohur e ka pasur orientimin drejt botës së huaj, përtej kufijve të Shqipërisë e Kosovës. Ne nuk kishim dyshime që emri i saj është një brend ndërkombëtar, por aktualisht ajo ka hedhur një tjetër hap në karrierën profesionale. Çantat e dizajnuara prej Agnesës, mund të blihen online në faqen Wolf& Badger që është i njohur si një faqe e pavarur botërore markash në veshje, çanta dhe aksesorë.

Koleksioni i veçantë i çantave të bukuroshes, të krijuara me mjeshtëri artizanale, prej materiali lëkurë dhe me detajin e një nuse pashke në to, janë ndër produktet më të spikatura të Vuthajt. Kjo e bën çdo koleksion unik dhe të përjetshëm. Sepse pasioni për të bukurën, qëndron mbi gjithçka dhe Agnesa e ka vërtetuar suksesin me këtë brend çantash, për sa kohë që numri i madh i klientëve të saj janë këngëtarë të njohur, modele, ikona të bukurisë, blogere, etj.Tashmë, si pjesë e brendeve ndërkombëtare, bukuroshja nga Kosova ka mjaftueshëm arsye që të ndihet krenare për këtë sukses dhe e motivuar për të tjera koleksione tejet interesante./Class/

Please follow and like us: