Ora 11: 40- Trupi gjykues i Apelit Shkodër është tërhequr të marrë vendim lidhur me masën e sigurisë të 11 kuksianëve të arrestuar. Ndërkohë jashtë gjykatës ndodhen shkodranë, mbështetës të PD-së, deputetë demokratë si dhe familjarë të të arrestuarve.

Herë pas here hidhen fishekzjarre dhe tymuese pranë gjykatës e cila  ëshë blinduar nga policia. Gjithashtu ata thërrasin: “Lironi vëllezërit tanë!”

Ora 11:09 Vijojnë të hidhen tymuese fishekzjarre para gjykatës së Apelit Shkodër, ndërkohë pritet të fillojë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Ora 10:53 Hidhen tymuese drejt gjykatës së Apelit Shkodër. Proteste para gjykates: Lironi kuksianët, arrestoni Saimir Tahirin”

Familjarë të të arrestuarve por dhe protestues janë mbledhur para gjykatës. Ndërkohë disa deputetë të PD-së, si Edi Paloka dhe Salianji apo Albana Vokshi kanë hyrë në gjykatë.

Në një prononcim për Ora News, deputetja demokrate Grida Duma tha se ishte aty për të mbështetur kuksianët për të mos lejuar padrejtësitë.