Albspirit

Media/News/Publishing

Ja si do të shpallen këtë vit shqiptarët-fitues të lotarisë amerikane?

Për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, muaji maj është i veçantë. Edhe pse si zakonisht përgjigjet dilnin më datë 3 apo 5, Ambasada Amerikane ka bërë me dije se kjo datë ka ndryshuar. Data e daljes së përgjigjes të fituesve të lotarisë është 15 maji i 2018.

Për të parë nëse janë fitues ose jo, aplikuesit, të regjistruar në DV-2019, mund të përdorin numrin e tyre të konfirmimit, dhe ta kontrollojnë atë online.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve, do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e lotarisë për vetën dhe anëtarët e familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistimit për vizë nëpërmjet Statusit  të të Regjistruarve. Gjatë kohës së aplikimit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare.

Please follow and like us: