Një peshëngritëse i ka gjuajtur me grusht në fytyrë një burri që i preku të pasmet në mes të ditës. Leanna Carr nuk e kishte mendjen kur burri e preku gjatë vizitës së saj në Irlandë. Dhe menjëherë 26-vjeçarja i kthehet duke e goditur me grusht në fytyrë, aq shumë saqë ajo vrau dorën. Pasi e ngacmoi seksualisht, burri i kishte thënë: ‘Ti je amerikane, ndoshta të pëlqen”. Por nuk qeshi për një kohë shumë të gjatë pasi grushti i erdhi në fytyrë. “Kurrë mos prek më një vajzë,”-iu drejtua peshëngritësja pasi e goditi. Dhe mendojmë se ai nuk do ta përsërisë më. Carr ndau ngjarjen që i kishte ndodhur me ndjekësit në Twitter. “Unë nuk mendoj se dhuna është gjithmonë një zgjidhje. Dhe jam me fat që zënka nuk përfundoi më keq akoma,”-shtoi ajo.