Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodër, plagoset në atentat biznesmeni

Një biznesmen dyshohet se është plagosur në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga raportimet e para mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Xhevat Vataksi, 60 vjeç, biznesmen ndërtimi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat mbi të cilat ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se Vataksi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Daragjat të njësisë administrative Bërdicë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të saj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.